Marcos Llorente , objektiv i Liverpoolit

Marcos Llorente , objektiv i Liverpoolit

Fillimi jo i mirë i sezonit e ka shtyrë Liverpoolin për të bërë maksimumin në ditët e mbetura të merkatos .

Jurgen Klopp është koshient se kjo situatë duhet të marrë menjëherë fund sepse në të kundërt të besuarit e tij do ta kishin shumë të vështirë për të luftuar për fitimin e Premier Leagues dhe pse jo kompeticioneve të tjera pjesëmarrëse .

 Humbja në ‘’  Old Trafford ‘’ ritheksoi problematikat e nxënësve të tij dhe merkatoja duket se është shpëtimi i vetëm për ‘’ The Redsat ‘’. 

Me vetëm Darwin Nunez edhe pse uruguajani është një futbollist shumë cilësor  , të flitet për arritjen e titujve teorikisht mbetet një mision tejet i vështirë dhe për këtë arsye traineri gjerman ka publikuar objektivin e rradhës .

Marcos Llorente i Atletico Madridit e ka bindur ishi-n e Borussia Dortmundit se me cilësitë e mahnitshme mund ta ndryshoje funksionimin e ofensivës së anglezëve pavarësisht rinovimit deri në 2027-tën por s’përjashtohet mundësia e largimit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’. 

Humbja e shkëlqimit në fushën e lojës e ka bërë skeptik Diego Simeones për sa i përket të ardhmes tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe tashmë ‘’ Anfield Road ‘’ ja ka hapur dyert 27 vjeçarit.

Ditët e fundit të merkatos pavarësisht se konceptohen një kundrakohë evidente për arritjen e akordeve , historikisht kanë patur në përmbajtje surpriza dhe ky fakt e bën të shpresojë ekipin e Jurgen Kloppit , njohuritë dhe sakrificat e të cilit e kanë dërguar në të kaluarën këtë Liverpool në majën e Europës. 

Me të kaluar tek Atletico Madridi , fatkeqësisht filluan rrëshkitjet për Marcos Llorenten por ky interes ndoshta do ti hapë rrugë një historie ndryshe për mesfushorin e ‘’ La Furia Rojas ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy