Zajmi: Arbitrat shqiptarë janë në linjë të mirë, kanë mbështetjen e federatës dhe të opinionit
Uvil Zajmi, gazetar sportiv tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informaion se rekrutimi i arbitrave nuk është një proces i lehtë. Duke vijuar Zajmi tha se arbitrat shqiptar janë në një linjë të mirë dhe kanë dhënë kontribut në zhvillimin e 18 javëve kampionat.
Nuk është i lehtë rekrutimi i arbitrave. Me të metë të vogla, por unë shoh që arbitrat shqiptarë janë në linjë të mirë, kanë mbështetjen e federatës, opinionit dhe kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e këtyre 18 javëve.
Arbitri nuk është gjyqtar. Vendimi që ai merr është i menjëhershëm, i padiskutueshëm dhe merret në rrethana aspak normale.



