Inter, në garë për Federico Chiesan

Inter, në garë për Federico Chiesan

Siç dihet e ardhmja e Federico Chiesas është gjithnjë e më larg Juventusit.

Sulmuesi nuk e ka gjetur komoditetin tek italianët, një ekip i cili do të startojë një tjetër kapitull në histori me Thiago Mottan si trainer.

Për ishi-n e Fiorentinës nuk kanë munguar asnjëherë pretendentët, i cili e përfundon kontratën me ish rekordmenët e Serisë A në 2025-sën dhe drejtuesit e torinezëve synojnë ta shesin për 15 milionë euro.

26 vjeçari në sezonet e fundit është konsideruar nga specialistët një ndër më premtuesit për të ardhmen dhe për të në orët e fundit është interesuar edhe Interi.

Zikaltërit do të kenë një sfidë të vështirë përpara sepse duhet të mposhtin Chelsean dhe parashikohet se drejtuesit e kësaj skuadre do ti fillojnë negociatat me ato të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ shumë shpejt.

Tre sezone e gjysëm ka qëndruar Federico Chiesa në ‘’ Allianz Stadium ‘’ i cili me kontributin e dhënë e ka ndihmuar Juventusin për të fituar një Superkupë dhe dy Kupa Italie, i cili spikat për shpejtësinë dhe rrezikun që paraqet për rivalët në metrat e fundit.

Sezoni i përfunduar rezultoi me 10 gola dhe 2 asiste në 37 sfida, statistika të shoqëruara me një lojë të vakët, jo të mjaftueshme për të vijuar tek gjigandët e Serisë A.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy