
Sezoni brilant i Martin Odegaard me Arsenalin të cilit i duhet të kthehet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ duke filluar nga 1 korriku i ka krijuar idenë ‘’ Topchinjve ‘’ për të nisur një tjetër ofensivë për norvegjezin . Etapa tek londinezët tregoi vlerat e vërteta të 22 vjeçarit të cilin e pret një eksperiencë e vështirë tek Real Madridi për arsye se Luka Modric po kalon një formë shembullore në karrierë , fakt që nuk i garanton vendin e titullarit Martin Odegaard . Pavarësisht se gjithçka do të varet nga vendimarrja e trainerit Carlo Ancelotti , Arsenali nuk mendon të dorëzohet për mesfushorin dhe Mikel Arteta kërkon qëndrimin në ‘’ Emirates ‘’ edhe për shumë kohë . Si anglezët ashtu edhe spanjollët kanë nevojë domosdoshmërisht për një revolucion sepse sezoni i lënë pas si për Real Madridin ashtu edhe për Arsenalin ka rezultuar një fatkeqësi . Britanikët janë pezulluar shumë gjatë tij sepse nuk kanë mundur të kapin Europën , ndërsa ‘’ Galaktikët ‘’ vinë pas një periudhe të errët për arsye të largimit të Zinedine Zidane që është zëvëndësuar nga një trainer me shumë peshë siç është italiani . Për këtë arsye nevoja e përforcimeve është urgjente tek të dyja skuadrat dhe Arsenali kërkon ti luajë të gjitha kartat për të siguruar qëndrimin e Martin Odegaard edhe për shumë kohë në Londër sepse mbetet një vlerë e shtuar për ‘’ The Gunnersat ‘’. Dy skenarët e deritanishëm flasin për një tjetër huazim për talentin nordik ose blerjen definitive sepse tek Reali do të ndeshej me një konkurrencë tepër të ashpër që ndoshta do t’ia rrezikonte aktivizimin konstant në rradhët e spanjollëve . Favori i tij është se Mikel Arteta është shumë i kënaqur nga performanca e zhvilluar dhe shpreson që të vazhdojë të japë kontributin në funksion të rikthimit të britanikëve në vendin ku i takon. Në një moshë shumë të re kuptohet se për Martin Odegaard fakti i të qënit titullar është më i rëndësishmi dhe në Londër i ofrohet plotësisht kjo mundësi. Ideja se nuk e ka zhgënjyer besimin e trainerit spanjoll është një avantazh shumë i madh dhe natyrisht i përshpejton lëvizjet e 13 herë kampionëve të Premier Leagues për qëndrimin e ishi-t të Real Sociedadit . Në këtë sezon ka mundur të përfaqësojë interesat e Arsenalit në 20 takime ndër të cilat e ka dërguar topin në fundin e rrjetës në 2 raste , por përgjithësisht fati ka qënë me të sepse ka bindur me paraqitjet e bëra .



