Barcelona, në bisedime me Hansi Flick

Barcelona, në bisedime me Hansi Flick

  Së fundmi është përfolur për largimin e mundshëm të Xavi Hernandezit në fundit e sezonit.

Tek Barcelona natyrisht priten ndryshime dhe mund të fillojnë nga stoli.

Drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ kanë zhvilluar një mbledhje me agjentin e Hansi Flick, e cila rezultoi pozitive për të dyja palët.

Gjermani mund të jetë traineri i ri i kuq e bluve duke filluar nga sezoni vijues, pa anashkaluar se një tjetër opsion ishte edhe Massimilliano Allegri i cili iu vetëofrua spanjollëve por presidenti Joan Laporta e refuzoi.

59 vjeçari konsiderohet një opsion atraktiv, duke qenë se ‘’ Blaugranët ‘’ kanë mbetur në prapavijë në lidhje me titujt në vitet e fundit, trainer që mund ta ndryshojë historinë në vijimësi.

Ishi i Bayern Munchenit shquhet për stilin e lojës ofensiv, i cili gjithashtu i jep shumë rëndësi zhvillimit të talentëve, faktorë që ndoshta do të rezultojnë deçizivë për arritjen e objektivave.

Eksperiencat e mëparshme të Hansi Flick e shëndërrojnë në një kandidat ideal për Barcelonën, nën drejtimin e të cilit bavarezët arritën të fitojnë dy Bundesliga, një Kupë dhe Superkupë Gjermanie, Champions Leaguen, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy