Manchester United , i fiksuar pas Osmihen

Manchester United , i fiksuar pas Osmihen

  Shëndërrimi në refernetin kryesor në ofensivën e Napolit dhe njëkohësisht një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në qarkullim, tashmë e ka vënë në qendër të vëmëndjes së klubeve të elitës Victor Osmihenin.

Performanca e nigerianit influencoi në suksesin e ‘’ Il Partenopei ‘’ në Serinë A, për të cilin Aurelio Di Laurentis e ka deklaruar që në krye të herës se nuk do të pranojë largimin e golashënuesit nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ për më pak se 100 milionë euro.

30 gola dhe 8 asiste në 38 sfida nën drejtimin e Luciano Spallettit duke iu referuar sezonit aktual flasin për një lojtar shumë të rrezikshëm dhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ do të kërkojnë të përfitojnë maksimalisht nga fakti i të qënit një ndër klubet më të pasur të botës dhe ta transferojnë në  ‘’ Old Trafford ‘’.

24 vjeçari nga Lagosi spikati fillimisht tek Lille dhe shpërtheu në Scudetto me bardhekaltërit, të cilët shpenzuan 85 milionë euro në verën e 2020-tës .

S’duhet anashkaluar se prej vitesh një ndër objektivat kryesorë të Manchester United në lidhje me këtë repart ishte edhe Harry Kane por duke qenë se flitet për një kalim të mundshëm të ‘’ Uraganit ‘’ në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, Erik Ten Hag ka zgjedhur afrikanin për të mbushur boshllëkun në metrat e fundit.

Mbetja në prapavijë prej vitesh në lidhje me suksesin në Premier League dhe në Europë sigurisht ka shërbyer si reflektim për drejtuesit e 20 herë kampionëve të kësaj lige , të cilët sigurisht do të japin maksimumin për të rikthyer sa më shpejt buzëqeshjen në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy