
Edhe në sezonin e katërt në ‘’ White Hart Lane ‘’ Pedro Porro po tregon rëndësinë e tij.
Mbrojtësi vijon të lërë gjurmë, determinant edhe në Botëror me Spanjën. Barcelona mbetet një kandidat potencial për të marrë shërbimet e 27 vjeçarit, i vlerësuar nga krerët e Tottenham Hotspurit mbi 60 milionë euro.
Kjo shifër korrespondon me progresin e bërë, si tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ ashtu edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’.
Kontrata i përfundon në qershorin e 2031-shit dhe ‘’ Blaugranët ‘’ synojnë medoemos ta rikthejnë në La Liga.
Njëkohësisht Real Madridi e cilëson një komponent i cili mund ti vijë në ndihme repartit defensiv i cili filloi të spikasë tek Sporting Lisbona dhe më pas vendosi të startojë një eksperiencë në Premier League.
Tek katalanasit situata vijon jo e mirë në lidhje me dëmtimet duke qenë se Hansi Flick nuk ka të disponueshëm Andreas Christensen, Eric Garcia, Jules Kounde dhe Xavi Espart.
Ky sinjal është mjaft i qartë dhe detyrimisht do të shoqërohet me disa ndërhyrje në merkaton e dimrit, specifikisht në këtë repart.
Pretendimi i krerëve të ‘’ Spursave ‘’ e komplikon marrëveshjen edhe pse e ardhmja do të varet nga vendimi i Pedro Porros.



