Starova: Hungaria na jep fat, Partizani i ka shanset për kualifikim

Starova: Hungaria na jep fat, Partizani i ka shanset për kualifikim

Sulejman Starova, specialist futbolli, deklaroi se Partizani i ka mundësitë për kualifikim ndaj Bate Borisov, sfidë e cila luhet në Hungari dhe transmetohet në MCN TV. Në emisionin “Skaneri Europian”, Startova deklaroi se Hungaria i sjell fat të kuqve, ku kujton edhe kualifikimin ndaj Ferencvaros. “Trajneri ka qenë i kënaqur nga ndeshja e parë, këtë tregon mos ndryshimi i formacionit. Ndeshja është për tu parë, Partizani i ka shanset për tu kualifikuar. Të shpresojmë edhe te fati që jep Hungaria, të kujtojmë ndeshjen me Ferencvaros, disa vite më parë. Lojtarët të japin maksimumin dhe duhet pak fat. Trajneri i ka marrë përgjigjet e duhura dhe të shpresojmë të kualifikimi. 90 minuta ishin të mjaftueshme për të dyja ekipet, për të njohur njëra-tjetrën. Kemi një ndeshje të dytë, ku Partuzani tani kundërshtarin e njeh më të mirë.”, deklaroi Starova.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy