Manchester City refuzoi Saul Niguez

Manchester City refuzoi Saul Niguez

  Refuzimi i Manchester City-t për mesfushorin Saul Niguez i ka shërbyer Chelseat   për ta transferuar në mitikun ‘’ Stamford Bridge ‘’ me formulen e huazimit  .  Mbërritja në  ‘’ Etihad Stadium ‘’ e Jack Grealish i ka ndryshuar gjërat tek kampionët në fuqi të Premier Leagues dhe  numri një i pankinës Pep Guardiola e refuzoi transferimin e  26 vjeçarit .

Sipas  As ky i fundit  preferoi yllin e Aston Villas në vend të Saul Niguez për arsye se spanjolli e ka humbur disi protagonizmin në fushën e lojës , fakt që nuk i garanton shumë Manchester City-t gjatë sezonit. 

Pavarësisht se Pep Guardiola e  vlerëson  në maksimum kontributin e dhënë nga Saul Niguez nën drejtimin e Diego Simeones , në asnjë moment nuk e mendonte largimin e Bernardo Silvas bashkë me një shumë të majme parash për të firmosur me një ndër nxënësit më të spikatur të ‘’ El Cholos  ‘’  i cili do të provojë veten tek një ekip me kërkesë të lartë llogarie siç është Chelsea që do ti duhet të mbrojë titullin e Champions Leagues dhe gjithashtu të prezantohet denjësisht në kompeticionet e tjera pjesëmarrëse. 

Aktualisht ‘’ Blutë e Londrës ‘’ po shqyrtojnë opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit të Saul Niguez që varion nga 40-50 milionë euro , situatë që do të varet autmatikisht nga rendimenti i  lojtarit nga Elche me kryeqytetasit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy