Rihapja e basteve sportive, Ylli: Duhej presioni, më intereson që paratë të mos shkojnë në buxhetin e shtetit

Rihapja e basteve sportive, Ylli: Duhej presioni, më intereson që paratë të mos shkojnë në buxhetin e shtetit

Fidel Ylli foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për rihapjen e basteve sportive online, që sipas tij projektligji do të kalojë në parlament në janar.

Presidenti i KOKSH, tha se duhej presioni për rihapjen, ndërsa shtoi se atij i intereson se të ardhurat të mos shkojnë në buxhetin e shtetit, por për sportin.

Unë jam krenar për nismën për rihapjen e basteve sportive. Është një nisëm që e kemi nisur këtu në emisionin tuaj. U bë realitet. Unë një gjë nëse nuk e besoj, nuk e nis. Unë e besoj se kështu do të ishte. E kanë vendet europiane ku ne duam të shkojmë dhe ne nuk kishte pse të mos e kemi. Duhej edhe ky presioni jonë, KOKSH u bë iniciatori për mbledhjen e të gjitha federatave. Ne kemi arritur ta bindim qeverinë. Po bëhet projektligji dhe bastet sportive online në janar do të kalojnë në parlament. Drafti është gati dhe në janar kalon në parlament.

Në vitin e parë, do të merren rreth 25-30 milionë euro nga bastet. Janë akoma në të zezë. Ne e kemi thënë që këto nuk mbyllen kollaj. Të ardhurat do të bëhen infrastrukturë sportive. Se kujt do ia japë qeveria, nuk e kam një ide. Mua më intereson që këto para mos futen në buxhetin e shtetit. Lajmi është deklarimi i kryeministrit, që pjesa më e madhe e të ardhurave do i kalojnë sportit. Nëse nuk bëhen me transparencë, unë do të ngre zërin. Jemi të shqetësuar për këtë pjesë. Ne duhet të njihemi me ligjin, sepse jemi aktorë.

Ylli deklaroi se sportistët janë vonë me përgatitjet për Lojërat e Olimpike në Paris, pasi nuk dinë ende buxhetin, që momentalisht tha se është mjeran.

Me këto buxhete mjerane që kemi, ne në Paris do shkojmë siç kemi shkuar në Olimpiadat e tjera. Jemi shumë vonë. Në botë mbron një Olimpiadë dhe mblidhen ajka e sportistëve, ku grumbullohen në kualifikuese, minimumi dy vjet para. Ne nuk kemi një buxhet, që të marrim sportistët elitarë dhe t’i çojmë t’i trajnojmë.

Me çfarë t’i çojmë?! Ku ka KOKSH para. Të shikojmë çfarë do thotë buxheti. Duhet të kishim filluar me përgatitjet. Nuk ka dalë akoma buxheti. Nuk janë mbledhur Federatat. Nuk është pyetur KOKSH për Federata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy