Barcelona gjen zëvëndësuesin e Busquets

Barcelona gjen zëvëndësuesin e Busquets

Me një karrierë të suksesshme  dhe shumë trofe të fituar me Barcelonën fakti se është në një moshë madhore i detyron katalanasit për të planifikuar një zëvëndësues ideal për Sergio Busquets . Reformat e ndërmarra nga Joan Laporta po i japin impaktet  dhe tashmë Ronald Koeman do të ketë privilegjin të bëjë zgjedhjet  e merkatos . 58 vjeçari i ka hedhur sytë  tek  Ryan Gravenberch .  Mesfushori i Ajax Amsterdamit e ka mahnitur sepse pavarësisht se konsiderohet një talent i rrallë ,  karakteristikat e tij përputhen  shumë mirë me skemat që praktikon ky i fundit . Mosha fare e re nuk është një pengesë për ‘’ Los Cules ‘’ që nuk kanë të ndalur në përpjekjet për forcimin e reparteve delikate  .

Sipas ‘’ Mundodeportivos ‘’  spanjollët kërkojnë të ndryshojnë mesfushën dhe  alternativa e Gravenberch shkakton risi për të ardhmen. Këto operacione  nuk rezultojnë të lehtë edhe pse flitet për skuadra shumë potente , por Barcelona është e gatshme të rrezikojë për lojtarin nga Amsterdami . Agjenti Mino Raiola vijon të analizojë  situatën e klientit të tij  sepse Manchester United dhe Juventus kanë shprehur interes por ‘’ Blaugranët ‘’ janë  të favorizuar për arsyen e marrëdhënieve të shkëlqyera me Ajax Amsterdamin .  Në të kaluarën dy gjigandët e Europës arritën akordin për talentët  De Jong dhe Dest , dhe nuk përjashtohet mundësia që të ndodhë e njëjta histori  me Ryan Gravenberch .  

Talenti i kombetarës së ‘’ Tulipanëve ‘’  e ka treguar se çfarë di të bëjë edhe gjatë këtij sezoni  sepse ka fituar besimin e  Erik Ten Hag dhe e ka justifikuar atë me 44 ndeshje , 5 gola dhe 6 asiste .  Siç njihet botërisht si një ndër akademitë që prodhon me shumë talentë në futboll  parashikohet se  do të vërë barrierën për këtë lojtar kontrata e të cilit merr fund në  2023-shin sepse  prezenca në fushë i krijon shumë lehtësira skuadrës kryeqytetase .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy