Fenerbahche nis ofensivën për Ronaldon

Fenerbahche nis ofensivën për Ronaldon

 Pavarësisht se merkatoja në ligat më të rëndësishme të Europës ka përfunduar, në Turqi ende vijon të jetë e hapur .

Në orët e fundit Fenerbahche ka treguar interes për Cristiano Ronaldon , sulmues që prej kohësh e ka  deklaruar se kërkon largimin nga ‘’ Old Trafford ‘’. 

Sipas ‘ As ‘, në javën e ardhshme do të mbyllet kjo periudhë edhe në Turqi dhe ‘’ Kanarinat e Verdha ‘’ të lideruar nga Jorge Jesus do të kërkojnë të surprizojnë me transferimin e golashënuesit në ‘’ Saraçoglu ‘’.

Problematika e vetme në këtë histori është pjesëmarrja e Fenerbahches në Europa League dhe synimi i 37 vjeçarit është të performojë në Champions League , kompeticioni i preferuar i fituesit të pesë ‘’ Topave të Artë ‘’.

Edhe pse Manchester United po e merr veten në Premier League  pas katër fitoreve rradhazi , situata tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ duket se ka prekur fundin për arsye se është aktivizuar vetëm në 211 minuta gjatë pesë ndeshjeve dhe natyrisht ‘’ Cr7 ‘’ nuk mund të vijojë ta pranojë  diçka të tillë.

Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e një ndër lojtarëve më të mirë të historisë së këtij sporti i cili ka patur ulje-ngritje të vazhdueshme në kohët e fundit pavarësisht se kudo ku ka vënë këmbën ka shkëlqyer gjatë karrierës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy