
Ka mjaftuar pak kohë që Gonzalo Plata të pretendohet nga ekipi më i pasur i botës .
Ekuadoriani ka treguar një nivel mbresëlënës deri më tani në Botërorin e Katarit dhe sipas gazetarit Dean Jones, Newcastle United ka filluar ofensivën për ekstremin.
Verën e kaluar Real Valladolidi arriti të sigurojë 50 % të kartonit të lojtarit për shifrën e 3 milionë eurove por tanimë spanjollët mund të përfitojnë 20 milionë euro me shitjen e 22 vjeçarit.
‘’ Las Urracas ‘’ janë drejt rindërtimit , me anë të cilit do të synojnë fitimin e trofeve dhe interesi i tyre mund të jetë fillimi i një eksperiencë të re për Gonzalo Platan , në një ndër kampionatet më spektakolarë në botë siç është Premier League.
Kontributi i yllit të Real Valladolidit me amerikano-jugorët është pasuar me këtë fakt, i cili do ti prodhonte benefite lojtarit nga Guayaquil edhe në aspektin ekonomik për arsye të potencialit të jashtëzakonshëm të presidentit Al Rummayyan.
Për sa i përket objektivave , bardhezinjtë e kanë filluar shumë mirë sezonin dhe aktualisht renditen të 3-tët në tabelë dhe duket se pak e nga pak investimi i fuqishëm i miliarderit arab po i jep rezultatet , por sigurisht mbetet edhe shumë rrugë për të bërë nga ekipi i Eddie Howes .



