Gvozdenovic: I kënaqur për barazimin, kaq ishte maksimumi me karton të kuq

Gvozdenovic: I kënaqur për barazimin, kaq ishte maksimumi me karton të kuq

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas barazimit pa gola me Tiranën.

Gvozdenovic u shfaq i lumtur për rezultatin, pasi nga minuta e 15-të, skuadra e tij luajti me 10 lojtarë, pasi Rabiu u ndëshkua me të kuq.

Pas kartonit të kuq ishte e vështirë për ne, humbëm dhe penallti, por jam patjetër i kënaqur për rezultatin dhe pikën e marrë. I kënaqur shumë nga lojtarët, ky ishte maksimumi ynë. Kam shumë lojtarë në pankinë, por s’ishte e nevojshme të bëja ndryshime me aq sa pash unë.

Me Nikaj dhe Rashicën përpara për mendimin tim ishim shumë mirë dhe kishim mundësinë për kundërsulm, kishim shpejtësi dhe kjo ishte arsyeja pse bëra vetëm një ndryshim. Do e tentojmë deri në fund vendin e katërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy