Vettel fiton “pole position” në Hungari, pas tij u renditën Raikkonen dhe Bottas

Vettel fiton “pole position” në Hungari, pas tij u renditën Raikkonen dhe Bottas

Ndryshe nga dy javë më parë, në Silverstone, këtë javë makina Ferrari ishte më superiore në provat për Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1

Piloti gjerman Sebastian Vettel me Ferrari ka siguruar sot “pole position” në pistën e Hungaroringut në përfundim të provave zyrtare.

Një paraqitje e shkëlqyer e pilotit gjerman të “kokëkuqes”, që dha kohën 1’16”276, duke qenë më i shpejti në pistë. Në vendin e dytë u rendit një tjetër pilot i Ferrarit, Kimi Raikkonen, shumë pranë shokut të skuadrës, duke konfirmuar se makina italiane do të jetë pretendente për fitore nesër në garë.

Ferrari ka siguruar kështu vijën e parë të startit, duke lënë pas dy makinat Mercedes, në vendet 3-4 me Valtteri Bottas që la pas shokun e skuadrës Lewis Hamilton.

Zhgënjyen disi makinat Red Bull, që edhe pse dje ishin më të shpejtat, sot u renditet, ashtu si shpesh këtë sezon, më vendet 5-6 me Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo.

Gjithsesi, gjashtë makinat e para janë brenda 6 të dhjetave, duke e lënë të hapur garën për nesër. Në “top 10“ u renditën edhe Nico Hulkenberg (Renault), Fernando Alonso (McLaren), Stoffel Vandooorne (McLaren) dhe Carlos Sainz (Toro Rosso).

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy