Interi, gati oferta për Nico Paz

Interi, gati oferta për Nico Paz

Gjatë dy sezoneve tek Como Nico Paz e ka treguar se mund të bëjë diferencën me çdo ekip.

Mesfushori e ka bërë krenar trainerin Cesc Fabregas i cili e ka shëndërruar këtë ekip në një ndër më cilësorët në Serinë A. 

Menjëherë për 21 vjeçarin ka nisur ofensivën Interi, drejtuesit e të cilit janë të gatshëm të ofrojnë rreth 70 milionë euro për ta transferuar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’. 

S’do të jetë aspak e lehtë sepse pritet edhe përgjigjja e presidentit Mirwan Suwarso dhe sidomos atij të Real Madridit Florentino Perez. 

Kartoni i Nico Paz është në pronësi të ‘’ Galaktikëve ‘’ por gjithsesi zikaltërit shpresojnë në arritjen e marrëveshjes për një ndër më të mirët në 11-shen e ish fituesit të Europianit dhe Botërorit me ‘’ La Furia Rojan ‘’. 

Në aspektin sportiv Nico Paz ka dëshmuar se mbetet një rrezik i vazhdueshëm për çdo rival duke qenë se është mjaft teknik, i aftë në duelet një kundra një dhe tejet kreativ.

 Sezoni i dytë me Comon po rikonfirmon edhe njëherë kapacitetin e Nico Paz i cili ka shënuar 10 gola dhe ka kontribuar me 6 asiste në 28 sfida. 

Renditja në vendin e 5-të në Serinë A pas 27 sfidave dhe arritja deri në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë nuk është rastësi dhe flet për forcën e grupit dhe sidomos për njohuritë e numrit një të stolit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy