
Ulje-ngritjet e njëpasnjëshme të Andre Onanas në portën e Manchester United, sigurisht ia kanë shtuar bindjet drejtuesve se duhet të gjejnë një tjetër element.
Merkatoja e verës është shumë afër dhe llogaritë kanë filluar të bëhen për ti shëndërruar ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ në ekipin e dikurshëm.
Mike Maignan tashmë konsiderohet një prioritet për Manchester United dhe negociatat deri në këtë moment kanë shkuar ashtu siç priteshin.
Italianët janë kundërpërgjigjur menjëherë për francezin, të cilët e konsiderojnë pjesë të së ardhmes.
Gjithsesi, duke iu referuar potencialit të presidencës së Manchester United gjithçka mund të ndryshojë në favorin e tyre, por një kalim i ishi-t të Lilles në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ besohet se do të shoqërohet me një pagë të konsiderueshme.
Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 29 vjeçarit, i cili po zhvillon sezonin e katërt me shtatë herë kampionët e Premier Leagues.
Rendimenti i Mike Maigan ka ardhur në rritje dhe ky fakt është demostruar në çdo sfidë, prezenca e të cilit është një plus për Milanin.



