
PSG ka njoftuar se ylli i skuadrës, Neymar, është rikthyer nga grumbullimi me Brazilin, i dëmtuar. Sulmuesi do të mungojë në sfidën e nesërme në Champions League ndaj Leipzig.
“Neymar ka pasur dhimbje që nga rikthimi prej Kombëtares dhe do vazhdojë të trajtohet për disa ditë para se të rikthehet në stërvitje normale me grupin”, shkruhet në komunikatën e klubit francez.
Në mediat franceze, thuhet se futbollisti brazilian rrezikon të mungojë edhe në sfidën e 24 tetorit ndaj Marseille.



