
Nuk ka shumë kohë pushim për skuadrat e Superiores, të cilat pasi luajtën në mesjavë, tani duhet të përgatiten për ndeshjet e fundjavës, të vlefshme për xhiron e 13-të.
Kastrioti-Egnatia do të ngrejë siparin të dielën me fillim nga ora 13:45, ndërsa 3 orë më vonë në fushë do të zbresin Vllaznia dhe Skënderbeu, me shkodranët që e luajnë në shtëpi këtë sfidë.
Të hënën vëmendja më e madhe është në derbin Partizani-Dinamo, që është planifikuar të luhet në 19:45, 3 orë pas ndeshjes tjetër mes Teutës dhe Kukësit.
Java e 13-të do të mbyllet ditën e martë, me një supersfidë, siç është ajo mes Laçit dhe Tiranës, dy skuadra që po tregojnë formë shumë të mirë deri tani.
JAVA 13:
E diel
Kastrioti-Egnatia 13:45
Vllaznia-Skënderbeu 16:45
E hënë
Teuta-Kukësi 16:45
Partizani-Dinamo 19:45
E martë
Laçi-Tirana 13:45



