United dhe Tottenham duel për Bremer

United dhe Tottenham duel për Bremer

 Sezoni impresionues i Gleison Bremer tek Torino nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipe si Manchester United dhe Tottenham duke shënuar kështu fillimin e një dueli të ashper ne Premier League i cili meriton vëmëndje maksimale .

  ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ dhe ‘’ Gjelat e Londrës “ janë të përgatitur  për vështirësitë e këtij operacioni sepse sipas ‘’ The Mirror ‘’ kontrata e brazilianit me skuadrën ‘’ Granata “ merr fund  në 30 qershorin  2024-tës  dhe progresi i tij nënkupton një plus për prapavijën e tyre.  

Paraprakisht mund të thuhet se ‘’ Spursat ‘’ gëzojnë një avantazh të lehtë në këtë duel por s’duhet ti nënvlerësojnë asnjëherë gjigandët e Premier Leagues sepse mund të befasojnë atëherë kur nuk mendohet dhe për më tepër gëzojnë një aspekt ekonomik shumë herë më të avancuar  se kryeqytetasit .

  3 sezonet në Serinë A ia kanë shtuar urinë për të arritur gjëra të mëdha dhe Gleison Bremer është i ndërgjegjshëm se me Torinon nuk mund të shkojë shumë larg dhe ky rast mund të jenë një moment oportun për ta finalizuar etapën tek skuadra e Ivan Juric sepse pretendentët në fjalë mund t’ia përmirësojnë karrierën në çdo aspekt ishi-t të Sao Paolos .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy