Manchester United, dy opsione për mesfushën

Manchester United, dy opsione për mesfushën

 Merkatoja dimërore do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për Manchester United.

Drejtuesit e kanë filluar punën dhe po planifikojnë ndërhyrjet për ti siguruar trainerit Ruben Amorim një ekip kompetitiv për pjesën e mbetur të sezonit. 

Portugezi e ka përqënduar vëmëndjen tek mesfusha, repart tek i cili ka vënë re disa difekte. 

Së fundmi në listën e tij janë përfshirë dy lojtarë, Carlos Baleba dhe Angelo Stiller. 

Kamerunasi është pjesë e Brightonit në Premier League ndërsa 24 vjeçari mbron ngjyrat e Stuttgartit. 

Progresi i tyre as që ka nevojë për diskutim dhe sipas Fabrizio Romanos në zyrat e ‘’ Old Traffordit ‘’ po bëhet një analizë e detajuar referuar pjesës vendimtare të sezonit. 

Nëse i referohemi afrikanit duhet thënë se drejtuesit e bardhebluve pretendojnë rreth 115 milionë euro ç’ka e komplikon arritjen e marrëveshjes. 

Ndërsa për Angelo Stiller krerët e gjemanëve synojnë rreth 50 milionë euro dhe për presidencën e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ mund të jetë një lloj avantazhi. 

Vijimësia do të jetë një periudhë reflektimi në kampin e gjigandëve të Anglisë të cilët kanë humbur ndjeshëm terren në vitet e fundit referuar titujve por besohet se me anë të një merkatoje cilësore historia mund të ndryshojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy