
Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ka hedhur pas krahëve dëmtimin. Shqiptari është jashtë fushave që nga 11 marsi, për shkak të një problemi muskulor.
Gjimshiti është rikuperuar plotësisht dhe është gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Torinos.
Madje, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, trajneri Gasperini e mendon si titullar në formacionin e Atalantës, në ndeshjen e fundjavës.



