Atletico Madrid ‘’ peshkon ‘’ tek Dortmundi

Atletico Madrid ‘’ peshkon ‘’ tek Dortmundi

 Objektivi për rikthimin në një skuadër kompetitive , e denjë për fitimin e trofeve , sigurisht i imponon Atletico Madridit ndërhyrjen në merkaton e verës.

‘’ Los Colchoneros ‘’ së fundmi kanë humbur shumë terren duke habitur çdokënd, fillimisht me eleminimin nga grupet e Champions Leagues e më pas me ulje-ngritjet në Primera Division.

Diego Simeone konsiderohet i vetmi përgjegjës për situatën aktuale të kryeqytetasve pavarësisht se sezonit i mbetet ende kohë për të përfunduar .

Destinacioni i rradhës i Atletico Madridit është Borussia Dortmundi , aty ku po spikat Mahmoud Dahoud , i cili e përfundon kontratën me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ në 30 qershor dhe që nga 1 janari i këtij viti konsiderohet një lojtar i lire për të negociuar me cilindo klub që dëshiron .

Siriani u cilësua në fillimet e tij si një ndër lojtarët më premtues por me kalimin e kohës është vënë re një rënie rendimenti , por megjithatë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ vijojnë ta kenë pjesë të listës.

S’duhet harruar se edhe Dani Ceballos mbetet një ndër objektivat e Altetico Madridit , i cili me shumë gjasa nuk do ta rinovojë kontratën me Real Madridin dhe mund të transferohet me parametër zero në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

 ‘’ El Cholo ‘’ synon ti ketë nën urdhërat e tij dhe ta rikthejë Atletico Madridin në rivalin e dikurshëm , i cili pati privilegjin të jetë në dy raste edhe në finalen e Champions Leagues , pavarësisht se nuk mundi të mposhtë Real Madridin , ekipin me më shumë trofe në këtë kompeticion.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy