Mesfushori i PSG, Ander Herrera është përballur me një situatë aspak të këndshme mbrëmjen e djeshme.
Teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij në rrugët e Parisit, Herrera ndalet në semafor, pasi e kapi e kuqja. Në atë moment pranë makinës së futbollistit afrohet një prostitutë, e cila hap derën dhe e kërcënon mesfushorin.
Pas kësaj, ajo merr portofolin dhe telefonin, të cilat Herrera i kishte lënë në vendin e pasagjerit përpara. Pas një diskutimi të shkurtër, nën kërcënimin e një arme, prostituta e lë telefonin, duke marrë vetëm portofolin ku mendohet se kanë qenë rreth 200 euro dhe largohet.



