Roma, interes për Alex Baena

Roma, interes për Alex Baena

 Largimi i Nicolo Zaniolos tek Galatasaray e ka vënë menjëherë në lëvizje Jose Mourinhon për ti gjetur zëvëndësuesin.

‘’ The Special One ‘’ , i cili konsiderohet një ndër trainerët më të mirë në botë vijon të impresionohet nga Alex Baena i Villarealit.

21 vjeçari tashmë është një lojtar shumë i rëndësishëm tek ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ dhe po e rrit nivelin në çdo ndeshje , fakt që e ka demostruar me 10 gola dhe 5 asiste në 30 sfidat e deritanishme.

Interesi i ‘’ Verdhekuqve ‘’ konsiderohet një mundësi që s’duhet humbur nga drejtuesit e Villarealit për mbushjen e arkave , pavarësisht se së fundmi Alex Baena ka rinovuar deri në 2027-tën me ekipin nga Castellon duke rritur njëkohësisht edhe klauzolën për prishjen e kontratës.

Në rastin e largimit nga ‘’ La Ceramica ‘’ parashikohet se shitja e ishi-t të Gironas do ta kalojë vlerën e Cedric Bakambu, i cili në të kaluarën u transferua tek Beijing  Sinobo Guoan kundrejt 40 milionë eurove.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy