
Tri ndeshje pezullim është masa disiplinore që ka marrë UEFA për portierin Gianluigi Buffon pas deklaratave fyese që përdori ndaj gjyqtarit anglez Oliver në fund të çerekfinales së kthimit ndaj Realit të Madridit në Champions League. Ky dënim nuk e pengon transferimin e 40-vjeçarit tek klubi i PSG-së.



