
Duket se me mbarimin e sezonit aktual eksperienca e Leon Gortzkas do të përfundojë.
Për mesfushorin Milani po lufton fort për ta transferuar në gjigandin ‘’ San Siro ‘’.
Për 31 vjeçarin janë edhe disa skuadra të tjera në listë por duket se drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ janë disa hapa përpara.
Ishi i Schalke 04-tës ka kontribuar prej disa sezonesh tek Bayern Muncheni, ekzaktësisht tetë.
Interesi i shtatë herë kampionëve të Champions Leagues konfirmon edhe njëherë vlerat e Leon Gortezkas, një lojtar me një fizik të admirueshëm, mjaft kompetitiv dhe një siguri për ekipin.
Thuhet se shtatlarti nga Bochumi do të firmosë për tre sezone me ekipin e Massimilliano Allegrit por s’duhet anashkaluar edhe interesi i Juventusit.
Eksperienca në çdo kompeticion sidomos në Champions League sigurisht e ka entuziazmuar trainerin italian, një ekspert veçanërisht në Serinë A.
Praktikisht marrëveshja është arrirë dhe besohet se shumë shpejt do të bëhet zyrtare.



