Liverpooli, ofensivë për Alessandro Bastonin

Liverpooli, ofensivë për Alessandro Bastonin

 Pas disa vitesh tek Interi Alessandro Bastoni është shëndërruar në një ndër më të mirët në botë. 

Mbrojtësi ka ditur të avancojë tek zikaltërit, i cili për më tepër është pretenduar në çdo merkato. 

Në fillim ishte Real Madridi, Manchester City dhe tashmë Liverpooli ka shfaqur interes për italianin. 

Presidenti Tom Werner ka deklaruar se do të ofrojë 100 milionë euro për ishi-n e Parmës, i cili po zhvillon sezonin e shtatë me skuadrën nga Milano. 

Të qënit tejet cilësor në prapavijë, me një dalje të sigurtë përpara dhe i fortë në duelet një kundra një ia kanë rritur automatikisht vlerat nxënësit të Christian Chivu, për të cilin oferta mund të arrijë 115 milionë eurot. 

Kjo shifër reflekton edhe njëherë rëndësinë si tek ish kampionët e Serisë A ashtu edhe tek kombëtarja ‘’ Azurre ‘’.

 Kontrata i skadon në qershorin e 2028-tës por interesi i anglezëve mund ta ndryshojë karrierën e Alessandro Bastonit në çdo aspekt. 

Liverpooli mbetet një kandidat potencial për fitimin e titujve në çdo sezon, i cili ka ndryshuar ndjeshëm nën drejtimin e Arne Slot. 

Si në kampionatin italian ashtu edhe në kontinentin e vjetër ishi i Atalantës ka treguar se mund të jetë në lartësinë e çdo ekipi dhe jo më kot pretendohet nga të ashtuquajturit ‘’ Të Kuqtë ‘’ dhe jo vetëm. 

Deri në këtë moment numëron 1 gol në 12 sfida dhe në secilën prej tyre ka treguar profesionalizëm dhe siguri në prapavijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy