<p>Trajneri i futbollit, Artan Mergjyshi, analizoi në studion e MCN zhvillimet e fundit në kampionatin shqiptar të futbollit. Mergjyshi tha se Egnatia dhe Vllaznia mbajnë të sigurta pozicionin e tyre në krye të listës. Por sipas tij, pavarësisht sigurive të deritanishme, mbeten 11 ndeshje për t’u luajtur dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë. </p> <blockquote> <p><em>Egnatia është treguar skuadër stabël, që po rritet nga java në javë. Skuadrat e tjera kanë një rënie nga janari e mbrapa. Partizani pritej në këto luhatje sepse të ardhurit e rinj nuk e kanë konfiduar akoma skuadrën. Elbasani nuk arriti dot t’i bashkohej katërshes së parë dhe tani është në ethet e luftës për mbijetesë. Edhe atje është një kampionat më vete. Ndër skuadrat e tjera do veçoja Laçin. Është skuadra që luan në mënyrë më dinamike. Ka lojtarë të rinj që janë shumë premtues. Tirana do ta shpëtojë këtë sezon. Rikthimi i Shkëmbit e ka ndryshuar disi situatën. I shpëtoi kjo javë. Janë 11 ndeshje për t’u luajtur, çdo gjë mund të ndodhë. </em></p> <p><em>Diferencën e shoh më tepër te Egnatia. Përpos rezultateve po prodhon edhe lojë. Goditjet e merkatos së janarit ishin të forta, janë blerje që do t’i kishin zili të tjerët. Janë lojtarë që kanë shumë konkurrencë dhe alternativa në stol. Egnatia dhe Vllaznia janë skuadrat më me stabilitet. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/ilLkCI6wO_Y?si=qC2ixT2CGEzkGz0s" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



