Tolisso afër Real Madridit

Tolisso afër Real Madridit

Javët e fundit emri i Corentin Tolissos është lidhur ngushtë me Real Madridin. Carlo Ancelotti e ka treguar prej shumë kohësh interesin për francezin  dhe Bayern Munchen mendon ta ndihmojë për të udhëtuar drejt ‘’ Santiago Bernabeut ‘’.  

 Në këtë histori bavarezët kanë kërkuar të dalin të fituar duke i lëvizur shumë shpejt gurët për të firmosur me mesfushorin e Borussia Monchengladbahut Denis Zakaria i cili preferohet shumë nga Julian Nagelsmann .

Në ‘’ Allianz Arena ‘’ tashmë është hapur dera për zvicerianin i cili pavarësisht se disponon kualitetin e nevojshëm për të përfaqësuar rekordmenët e Bundesligës , mund të mbërrijë në Mynih me parametër zero sepse e përfundon  shumë shpejt kontratën me Borussa Monchengladbah .  

Ndërsa për francezin lajmet nuk janë shumë entuziazmuese sepse që prej largimit nga Lyoni , nuk ka mundur të përshtatet tek kampionët absolutë të Gjermanisë dhe gjithashtu ka mbetur tërësisht në prapavijë duke mos i plotësuar kërkesat e numrit një të pankinës.

Investimi 40 milionë eurosh në qershorin e 2017-tës mund të konsiderohet një gabim shumë i madh nga Bayern Munchen , skuadër që me shumë gjasa do të shpëtojë nga ky makth dhe ‘’ Galaktikët ‘’ mund të buzëqeshin me transferimin me parametër zero në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ të 27 vjeçarit. 

Një sukses i ‘’ Los Blancos ‘’ në lidhje me këtë transferim do ti jepte më tepër kredite Carlo Ancelottit për të riformatuar spanjollët me qëllimin e vetëm të thyerjes së akullit dhe të shkojnë drejt trofeve .

2 gola dhe 2 asiste në 14 ndeshje janë shoqëruar nga  një rendiment mjaft të vakët por çuditërisht Real Madridi  vijon të besojë në aftësitë e Corentin Tolissos i cili mund të shijojë një rini të dytë tek kryeqytetasit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy