Liverpool dhe Manachster City do të luftojnë edhe në javën e fundit për titullin kampion në Premier League.
Skuadra e Guardiolës një javë para fundit mban vendin e parë me 90 pikë dhe i duhet fitorja në sfidën e fundit ndaj Aston Villa. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë, duke ditur se trajner i Aston Villa është legjenda e Liverpool, Steven Gerrard.
Ky i fundit në një prononcim të dhënë, është shprehur se do të kërkojë fitoren ndaj City, duke bërë që tifozët e Liverpool të ëndërrojnë titullin.
“Si trajner i Aston Villa, nuk jam i lidhur me Manchester City dhe Liverpool për titullin e Premier League, por ne duam të fitojmë kundër Manchester Cityt që ta mbyllim mirë sezonin”, tha Gerrard.



