Manchester City ka arritur marrëveshjen me Lepizig, për transferimin e mbrojtësit Josko Gvardiol. Kroati do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, për një klub të Premier League. Gvadriol do i kushtojë arkave të Manchester City, plot 117 milionë euro. Thyhet kështu rekordi i transferimit të Maguire te Manchester United, për 87 milionë euro. Marrëveshja është mbyllur dhe 21-vjeçari do të niset drejt Anglisë, për tu vënë nën urdhrat e trajnerit Guardiola.



