Manchester City në luftë për Alessandro Bastonin

Manchester City në luftë për Alessandro Bastonin

 Një ndër pikat më të dobëta të Manchester City-t pavarësisht dominimit në çdo kompeticion ka rezultuar mbrojtja. Pep Guardiola nuk është i kënaqur me këtë aspekt edhe pse është afër fitimit të Champions Leagues .  Prezenca e John Stones dhe Ruben Dias nuk mjafton për spanjollin për të përballuar sezonin vijues ku do të ketë shumë trofe në lojë  dhe do të kërkojë të mos devijojë nga  protagonizmi i  deritanishëm .  Në listën e bardhekaltërve orët e fundit është përfshirë kampioni i Italisë me Interin Alessandro Bastoni .  22 vjeçari është përpara një mundësie unike për të vijuar karrierën  dhe njëkohësisht do të bënte pjesë në një skuadër fituese .

Traineri i mirënjohur e shikon si copëzën e munguar në linjën e mbrojtjes sepse kërkon të përmirësojë në detaje çdo aspekt për të qenë perfekt. Ishi i Parmës e ka konsoliduar vendin e tij në skemat e Antonio Contes por i mbetet akoma shumë për të bërë dhe me këtë interes ndoshta e ardhmja do ti ndryshojë plotësisht .   Megjithatë qëndrimi ose jo në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ lidhet  direkt me qëndrimin e 51 vjeçarit  që është një ndër kontribuesit kryesorë të suksesit të Interit në Scudetto .  Por rikuperimi i mentalitetit fitues nga Interi i motivon automatikisht drejtuesit  për ti mbyllur  derën kandidatëve për  komponentët kryesorë të Antonio Contes nga Milano sepse do të shkelmonte çdo sakrificë të bërë  .

Nga  ana tjetër duhet evidentuar  se Manchester City po përjeton të njëjtën eksperiencë sepse është drejt tripletës  pas fitimit të kupës dhe kampionatit dhe ky fakt është një garanci absolute për Alessandro Bastonin se do ta shoqëroje progresin  me fitimin e titujve të rëndësishëm  në Angli edhe jashtë saj .  Projekti ambicioz i Interit sapo ka filluar dhe  do të kërkojë ta shtrijë edhe në Uefa Champions League ku do te rikthehet pas një mungese 6 vjeçare për të dhënë sinjalin  se nuk e kanë  humbur eksperiencën e madhe që i ka mundësuar fitimin e këtij kompeticioni në 3 raste .

Ishi i Atalantës dhe Parmës ka zhvilluar një sezon për tu mbajtur mend gjatë  dhe e ka bindur Antonio Conten gjatë 41 ndeshjeve   në të cilat ka dhënë një kontribut të shkëlqyer drejt rrugës tek suksesi i arritur nga zikaltërit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy