Manchester United përcakton çmimin për Rashford

Manchester United përcakton çmimin për Rashford

 Sezoni i mrekullueshëm i Marcus Rashford po e ndihmon Manchester United në arritjen e objektivave.

‘’ The Red Devilsat ‘’ e konfirmuan këtë fakt me eleminimin e Barcelonës nga Europa League dhe anglezi ka rezultuar ndër lojtarët më përcaktues të Erik Ten Hagut.

Kontrata e sulmuesit mbetet në fuqi deri në qershorin e 2024-tës, tek i cili spikat adaptimi me lehtësi në disa reparte duke i dhënë epërsi  Manchester United gjatë ndeshjeve.

Megjithatë , ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ i tremben një largimi të mundshëm të 25 vjeçarit në merkaton e verës dhe tanimë kanë deklaruar se pretendojnë 135 milionë euro për yllin e ofensivës.

20 herë kampionët e Premier Leagues duhet të kenë shumë kujdes , pasi kjo periudhë do të jetë shumë e rëndësishme për të evituar një largim të mundshëm në datën e sipërpërmendur me parametër zero, gjë që me shumë gjasa nuk do të ndodhë.

Edhe pse është ende herët, për të patur sukses drejtuesit e Manchester United duhet ti ulin pretendimet sepse shifra e lartmepërmendur zor se mund të përballohet nga ndonjë ekip, edhe pse merkatot shpeshherë kanë demostruar të kundërtën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy