Antonio Rudiger, drejt Arabisë Saudite

Antonio Rudiger, drejt Arabisë Saudite

Dyshimet mbi të ardhmen në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ janë pasuar me interesin e disa klubeve për Antonio Rudiger.

Në Arabinë Saudite, ligë e cila ka marrë shumë vëmëndje gjatë viteve të fundit, flitet se disa ekipe po e tentojnë gjermanin.

Lajmi është publikuar nga ‘ Relevo ‘ dhe sigurisht për 31 vjeçarin është një shans për të ndryshuar destinacion.

Ofertat e konsiderueshme kanë dhënë rezultatet referuar disa lojtarëve të njohur dhe në këtë moment Antonio Rudiger po reflekton mbi vijimësinë.

Kontrata me Real Madridin i skadon në 2026-tën por s’përjashtohet mundësia që drejtuesit mund ta pranojnë ofertën për nxënësin e Carlo Ancelottit.

Prej tre sezonesh ishi i Chelseat e ka konsoliduar vendin e një titullari tek të ashtuquajturit ‘’ Galaktikët ‘’ dhe pritet që vera e ardhshme të jetë përcaktuese për të.

Në sezonin aktual, deri në momentin që flasim Antonio Rudiger e ka bërë krenar teknikun italian gjatë 13 sfidave, të shoqëruara me 1 gol të shënuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy