
Gjatë sezonit të parë në ‘’ Camp Nou ‘’ Dani Olmo tregoi se Joan Laporta nuk gaboi me blerjen e tij.
Sulmuesi e ka bërë krenar trainerin Hansi Flick, i cili rezultoi edhe protagonist në të shumtën e sfidave.
Mirëpo aktualin duhet thënë se 27 vjeçari e ka filluar me pak luhatje dhe tashmë dyshimet janë shtuar referuar qëndrimit të tij në Katalunjë.
Nga kjo situatë po tentojnë të përfitojnë disa klube nga Premier League pasi drejtuesit e tyre besojnë fuqimisht në potencialin e ishi-t të Leipzigut.
Disa komponentë të klubit kuq e blu besojnë se Dani Olmo duhet të qëndrojë por situata mund të ndryshojë nëse ecuria e mëtejshme nuk do të jetë ashtu siç duhet.
Me stilin e lojës së tij nxënësi i Luis de la Fuentes mund të adaptohet menjëherë në një ligë si ajo angleze, tejet kompetitive, një ndër pesë më të rëndësishmet e Europës.
Pritet sigurisht një reagim nga drejtuesit e Barcelonës, duke shpresuar gjithmonë se situata e Dani Olmos do të ndryshojë në vijimësi, edhe pse rivaliteti vijon të jetë tejet i ashpër.
Tek ekipe të këtyre niveleve gabimet kushtojnë shtrenjtë pasi pretendohet fitimi i titujve dhe përmirësimi i vazhdueshëm, edhe pse pavarësisht këtyre peripecive cilësitë e kampionit të Europës as që mund të vihen në diskutim.



