Reece James afër rinovimit

Reece James afër rinovimit

 Me Real Madridin dhe Manchester City-n pas dere , Chelsea ka nisur aksionin për të blinduar Reece James .

Sipas ‘ The Times ‘ negociatat vijojnë me ritmin e duhur por fakti se anglezi nuk përfshihej në rangun e lojtarëve më të paguar tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ krijoi përshtypjen se mund të bënte shumë shpejt gati valixhet edhe të largohej nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ .

Pikërisht interesi i ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe ‘’ The Citiziens ‘’ i ka bërë të kuptojnë anglezët se duhet me patjetër ti vënë pikën kësaj historie për të evituar njëkohësisht fuqizimin e kundërshtarëve direkt , në Premier League apo në  Uefa Champions League.  

Duke iu referuar kësaj çështje , paralelisht gjigandët e Anglisë dhe jo vetëm e kanë përqëndruar vëmëndjen edhe tek rinovimi me Mason Mount i cili synon të përfitojë një rrogë në përputhje me rendimentin e shfaqur në fushën e lojës. 

Drejtuesit e Chelseat së fundmi rinovuan me shqiptarin Armando Broja , sulmues shumë cilësor që i ka dhënë për të kuptuar Thomas Tuchelit se mund të përfaqësohet denjësisht , sidomos në situata të ndërlikuara në kompeticionet pjesëmarrëse.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy