
Ish-futbollisti i Partizanit dhe Kukësit Bruno Telushi është shpallur sot kampion me skuadrën e Nefci-t në Azerbajxhan. Mesfushori vlonjat, që në verë luante në Shqipëri, ka marrë titullin e dytë në karrierën e tij pas atij me Partizanin.
Neftçi ka mundur sot Karabakun, duke i dhënë fund hegjemonisë në kampionatin vendas të këtij të fundit, që ishte kthyer në superfuqi në futbollin në vend.
Neftçi dhe Karabak shkëmbyen shpesh pozicionet në renditje në këtë kampionat, pa arritur të krijojnë distancë ndaj njëri-tjetrit dhe në javën e fundit, kalendari i siguroi ndeshjen direkte në Baku, me Karabakun që kishte avantazhin e 1 pike në renditje që u përpoq ta administronte në këtë duel.
Por goli i zëvendësuesit Ahmedov në minutën e 90 të ndeshjes, i siguroi Neftçi fitoren 1-0 që solli kapërcimin në renditje dhe i dha titullin kampion duke ndërprerë serinë e 7 fitoreve radhazi të kampionatit për Karabak.
Ky ishte sezoni i parë i Telushit në Azerbajxhan.



