Real Madridi insiston për Haaland

Real Madridi insiston për Haaland

 Erling Haaland prej shumë kohësh vijon ta tregojë se mbetet një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në qarkullim .

Norvegjezi nuk ka të ndalur tek Manchester City dhe vetëm në sezonin e parë i ka tejkaluar pritshmëritë.

Megjithatë , Real Madridi konsiderohet një ndër pretendentët për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në të ardhmen , sidomos në këtë moment , lojtar që bën diferencën pothuajse në çdo ndeshje me ekipin e Pep Guardiolas.

 Duke patur parasysh se Karim Benzema e përfundon kontratën në veren e 2024-tes , Carlo Ancelotti e konsideron prioritet për metrat e fundit , pavarësisht se edhe Kylian Mbappe është një ndër objektivat kryesorë të Florentino Perezit.

Drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ si në çdo merkato do të kërkojnë protagonizmin absolut sepse flitet për lojtarë të cilët vijojnë të mahnisin dhe japin siguri në fazën ofensive.

Ishi i Borussia Dortmundit do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës por sigurisht për madrilenët do të jetë shumë e vështirë pasi pritet reagimi i ‘’ The Citiziens ‘’ , të cilët pa dyshim do të bëjnë gjithçka për të siguruar qëndrimin e shtatlartit në ‘’ Etihad ‘’ edhe për shumë sezone.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy