
Milani ka regjistruar fitoren e 3-të radhazi në kampionat, teksa ditën e sotme ka mposhtur me shifrat 0-3 Venezian në transfertë.
Një fitore shumë e rëndësishme për të besuarit e Piolit, që kanë marrë përkohësisht kreun e renditjes në Serie A me 48 pikë, 2 pikë më shumë se ndjekësit e Interit, që gjithsesi kanë 2 ndeshje më shumë për të luajtur.
Theo Hernandez me dopietë dhe Zlatan Ibrahimovic, ishin autorët e golave për Milanin.
Te kuqezinjtë tashmë kanë nisur të mendojnë për ndeshjen e radhës ndaj Genoas në Kupën e Italisë dhe më pas me Spezian në kampionat.



