
I vetëdijshëm për largimin e Achraf Hakimit drejt Paris St Germain që do ti sigurojë arkave 60 milionë euro , Interi ka vepruar me të njëjtën monedhë duke menduar transferimin e Emerson Royal ne ‘’ Giuseppe Meazza ‘’ . Lëvizjet e përshpejtuara të skuadrës nga Milano konsiderohen shumë llogjike sepse nuk duan të humbasin ritëm për sezonin vijues gjatë të cilit fatet e pankinës do të jenë në dorën e Simone Inzaghit. Me kalimin tek zikaltërit , ishi i Lazios ka gjeneruar impulse pozitive sepse në një farë mënyre ka ‘’ triumfuar ‘’ duke i siguruar bardhekaltërve një vend në kupat e Europës dhe e konsideron 22 vjeçarin nga Sao Paolo një opsion të dobishëm për krahun e djathtë të mbrojtjes .
Lojtari që është në pronësi të Barcelonës i detyron katalanasit të aplikojnë shitjen e tij për të riparuar dëmin ekonomik dhe ti japin mundësinë Interit që të vijojnë me revolucionin e menduar. Në këtë operacion asnjë nga skuadrat nuk do të dalë e humbur sepse do të arrinin objektivat e vëna. Emerson Royal është një lojtar shumë i shpejtë dhe shpërthyes në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe do ti vinte për mbarë Interit sepse spikat për inkursionet e shpeshta drejt portave kundërshtare dhe gjatë sezonit ka treguar efikasitet në ruajtjen e stabilitetit në prapavijë për llogari të ‘’ Los Verdiblancos ‘’.
Në sezonin e lënë pas ish-i i Ponte Pretas dhe Atletico Mineiros e ka lënë të kënaqur kilienin Mauricio Pellegrino por me shumë gjasa aventura në ‘’ Benito Villamarin ‘’ do të marrë fund së shpejti dhe transferimi tek kampionët në fuqi të Scudettos do të ishte hapi i duhur për vazhdimin e karrierës .



