Chelsea, nis ofensivën për Antony

Chelsea, nis ofensivën për Antony

Edhe pse sezoni aktual është i treti për Antony-n në ‘’ Old Trafford ‘’, ende ky i fundit është shumë larg paraqitjeve të dikurshme me Ajax Amsterdamin.

Braziliani  nuk e ka justifikuar investimin e drejtuesve dhe si duket qëndrimi tek 20 herë kampionët e Premier Leagues tashmë ka filluar të diskutohet.

Megjithatë, është Chelsea skuadra që ia ka hapur dyert e ‘’ Stamford Bridges ‘’ pasi traineri Enzo Maresca beson se sulmuesi ka ende shumë për të dhënë në fushën e lojës.

Mungesa e vazhdimësisë është pengesa që po has 24 vjeçari dhe ky fakt sigurisht është shoqëruar me shumë kritika në kohët e fundit.

Ndërkohë, ‘’ Blutë e Londrës ‘’ mendojnë ndryshe dhe italiani e ka kërkuar transferimin e Antony-t në kryeqytetin anglez gjatë merkatos së dimrit.

Chelsea po rindërtohet si skuadër dhe transferimi i mundshëm i ishi-t të Sao Paolos do të ishte një tjetër mundësi për të arritur objektivat në karrierë.

Sfidat e ardhshme do të jenë të vështira për nxënësin e Ruben Amorim, të cilit do ti duhet të tregojë vlerat ose përndryshe mund të largohet shumë shpejt nga i ashtuquajturi ‘’ Pallati i Endërrave ‘’.

5 sfida dhe 1 gol janë një statistikë e vakët për një lojtar të këtij kalibri, i cili pretendohet tashmë nga një ekip që aspiron fitimin e titujve të rëndësishëm në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy