Manchester United, ofensivë për Dani Olmo

Manchester United, ofensivë për Dani Olmo

Pas supersfidës ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat për Dani Olmon natyrisht lista e pretendentëve është zgjeruar.

 Spanjolli tashmë synohet edhe nga Manchester United, i cili e bën garën edhe më emocionuese. 

Kur flitet për ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ duhet patur parasysh gjithmonë se mbeten një ndër më të pasurit e botës, kërcënim për cilindo rival.

 Joan Laporta përballë këtij interesi i ka bërë llogaritë dhe ka deklaruar se do të negociojë duke filluar nga 70 milionë euro. 

Historia tek 20 herë kampionët e Premier Leagues ka ndryshuar duke qenë se pas disa sezonesh janë kualifikuar për në Champions League, fakt i cili i jep një lloj avantazhi. 

Kampioni në fuqi i Europës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ është i përqëndruar maksimalisht tek Botërori por gjithsesi nuk e shmang vëmëndjen as nga merkatoja e verës, determinante për vijimësinë.

 Do të jetë një duel gjigandësh, ekipe cilësorë edhe në aspektin sportiv pavarësisht ulje-ngritjeve në kohët e fundit, normale në futboll. 

Për Barcelonën largimi i Dani Olmos nga ‘’ Camp Nou ‘’ do të rezultonte një hap i suksesshëm referuar përforcimit në aspektin ekonomik por në atë sportiv mund të krijojë një boshllëk në 11-shen e formuar nga Hansi Flick.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy