
Përpjekjet e drejtuesve Interit për tu fuqizuar në çdo repart do të vijojnë edhe në merkatot vijuese.
Traineri Simone Inzaghi nuk ka mbetur i kënaqur aq sa duhet me atë të mesfushës dhe natyrisht i ka kërkuar që ti vihet pika kësaj problematike.
Këtë herë zikaltërit nuk kanë dalë jashtë Italisë dhe kanë zgjedhur si destinacion Torinon.
Samuele Ricci është shëndërruar momentalisht në një ndër më të mirët e Serisë A dhe ky fakt është pasuar me interesin e ish kampionëve.
Vlera e kartonit të 23 vjeçarit në merkato është afro 22 milionë euro dhe tratativat për ta transferuar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ kanë filluar.
Jo vetëm Interi por edhe disa klube të tjerë të famshëm po luftojnë për të përfituar shërbimet e yllit të ‘’ Granatas ‘’ por mesa duket gjigandët e Italisë janë një hap përpara.
Potenciali i lojtarit në fjalë ka ardhur në rritje në sezonet e fundit dhe ky aspekt e ka entuziazmuar numrin një të stolit, i cili dëshiron ti japë freski mesfushës dhe të jetë më afër objekivave në aktualin.
Por ofensiva për Samuele Riccin është planifikuar gjatë merkatos së verës, lojtar që e njeh shumë mirë kampionatin italian, i cili më përpara ka përfaqësuar Empolin.
Me Torinon, fantazisti nga Pontedera numëron 9 sfida dhe 1 asist deri më tani, loja e të cilit po e impresionon Simone Inzaghin dhe stafin e Interit.



