
Ecuria e shkëlqyer në Champions League e Bodo Glimt ka nxjerrë në pah potencialin e disa lojtarëve.
Norvegjezët kanë ditur të sfidojnë më të mirët e kontinentit të vjetër duke treguar se forca e grupit gjithmonë bën diferencën përballë individualiteteve.
Pas eleminimit të Interit në fazën e Play-Offit drejtuesit e Romës kanë nisur përpjekjet për të transferuar një komponent të nordikëve në ‘’ Olimpico ‘’.
Flitet për Jens Petter Hauge, një ndër protagonistët në 11-shen e formuar nga traineri Kjetil Knutsen.
26 vjeçari ka treguar vlerat në metrat e fundit duke i dhënë një shtysë Bodo Glimt, ekip i cili i ka impresionuar rivalët me anë të lojës së shpejtë, kundrasulmeve dhe mënyrës se si e interpreton atë në çdo situatë.
‘’ Verdhekuqtë ‘’ pretendojnë ti ofrojnë një të ardhme në Serinë A, kampionat të cilin e njeh shumë mirë sepse në të shkuarën u aktivizua edhe për Milanin.
Ishi i Eintracht Frankfurtit konsiderohet mjaft teknik, i shpejtë ndërmjet linjave dhe problematik sidomos në duelet një kundra një.
Eksperienca si në kampionat ashtu edhe në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube vlerësohet maksimalisht nga Gian Piero Gasperini, një trainer ekspert i cili ka ditur të marrë më të mirën nga çdo lojtar.
Do të jetë shumë e vështirë për drejtuesit e Bodo Glimt për ta ndaluar largimin e yllit të ofensivës nga ‘’ Aspymra ‘’ pasi pas dere e pret një ekip prestigjoz, në Itali dhe jo vetëm.



