
Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, duke komentuar zërat, mbi një largim të mundshëm të trajnerit Orges Shehi nga Tirana, u shpreh se do të jetë e vështirë që bardheblutë të krijojnë një skuadër fituese me trajner tjetër.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri u shpreh se Tirana duhet të rinovojë me Shehin, dhe këtë e tregon suksesi i arritur.
Nëse nuk rinovohet me Shehin, te Tirana do të jetë e vështirë, për të ndërtuar një skuadër fituese me trajner tjetër. Po na bëhet makth, që çdo ekip që del kampion, fillon shpërbëhet në fund të sezonit. Nuk po bëhet një plan 2-vjeçar.
Mendimi im është se nuk ka pse të mos rinovojë Shehi me Tiranën. Bardheblutë duhet ta mbajnë me çdo kusht, pasi kanë ecur mirë. Nuk duhet të prishin asgjë, nga kjo Tiranë, për të cilën ne po flasim me superlativa këtu.



