Ish-piloti i Moto GP: U infektova qëllimisht me Covid-19 që të mos bëja vaksinën

Ish-piloti i Moto GP: U infektova qëllimisht me Covid-19 që të mos bëja vaksinën

Ish-piloti i Moto GP, Marco Melandri, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një deklaratë të bërë së fundmi.

Për “Mowmag”, Melandri është shprehur se u infektua qëllimisht me Covid-19, për të mos u vaksinuar. Ai theksoi se ata që infektohet, janë më të mbrojtur për disa kohë.

“Unë nuk e konsideroj vaksinën si një alternativë të vlefshme. Unë bëra përpjekje të jashtëzakonshme për t’u infektuar me virusin, ndryshe nga shumë njerëz të vaksinuar. E bëra me qëllim, për të qenë në gjendje të mirë për disa muaj, por nuk ishte aspak e lehtë. Më duhej të infektohesha nga nevoja për të punuar, në mënyrë që të mos e shikoja vaksinën si një alternativë.

Ata që infektohen me Covid-19, janë më të mbrojtur më pas. Unë dola pozitiv, pa pasur asnjë shenjë. Vajza ime nuk doli pozitive. Unë nuk kam asgjë kundër vaksinave, por nuk jam as kundër të pavaksinuarve, pasi është shkelje e lirive.”, u shpreh Melardi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy