
Sezoni aktual po rikonfirmon cilësitë e Dean Huijsen. Hollandezi po performon në lartësinë e duhur në rradhët e Bournemouthit, i cili tashmë është në listën e dy ekipeve shumë të njohur në Europë.
Fillimisht ishte Real Madridi dhe tanimë Liverpooli kërkon shërbimet e 19 vjeçarit.
Të qënit solid dhe efikas në prapavijë i ka dhënë shansin të jetë i përzgjedhur nga Andoni Iraola në formacionin titullar, në një ndër kampionatet më të ashpër të kontinentit të vjetër.
Gjatë merkatos së verës do të zhvillohet një sfidë gjigandësh për ishi-n e Romës, vlera e të cilit aktualisht i arrin 60 milionë eurot.
Flitet për një shifër e konsiderueshme referuar moshës që mban mbi supe, e justifikuar deri më tani me paraqitjet e bëra.
Traineri i ‘’ Të Kuqve ‘’ Arne Slot mendon të bëjë disa ndryshime në mbrojtje gjatë kësaj periudhe dhe për Dean Huijsen është një mundësi shumë e mirë kalimi në ‘’ Anfield Road ‘’.
Megjithatë, s’duhen nënvlerësuar për asnjë moment ‘’ Galaktikët ‘’, një ekip shumë i suksesshëm, i mbështetur fuqimisht nga Florentino Perez, falë të cilit historikisht tek ky ekip janë transferuar lojtarët më cilësore.
12 sfida numëron nxënësi i Andoni Iraolas, një ndër më premtuesit e Europës.



