“Reja s’ka bërë revolucion”, Kaçaj: Te Shqipëria ka një klan që nuk e duan Brojën

“Reja s’ka bërë revolucion”, Kaçaj: Te Shqipëria ka një klan që nuk e duan Brojën

Ish-lojtari i Kombëtares, Salvator Kaçaj, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se ekipi që ka Reja nuk është më i miri në histori. Në fjalët e tij, ai tha se sulmuesi Armando Broja duhej të aktivizohej nga fillimi me Hungarinë dhe më shtoi se lojtari më i dobët sipas tij ishte Elseid Hysaj. Në fund Kaçaj bëri edhe një deklaratë të bujshme, duke thënë se te Shqipëria ka klane që nuk e duan Brojën në skuadër.

“Fitorja e Kombëtares na ka bërë krenarë. Megjithatë po t’i futesh analizës mund të kishim bërë më mirë. Kjo e Rejës nuk është skuadra më e mirë, absolutisht jo! Kemi shkuar në Europain me lojtarë nga kategoritë e dyta dhe të treta. Sot jemi pas 5 vitesh dhe shtyllën kurrizore e kemi me lojtarët e De Biasit ende. Nuk kemi bërë ndonjë revolucion. Ky trajner ka grumbulluar rreth 150 lojtarë. Për 3 vite ky ende nuk ka bërë një 11-she titullare. Broja duhet të ishte nga fillimi për mendimin tim. Nëse e analizojmë nga ana teknike, Broja duhet të fillonte titullar.

Ne kemi filluar ndeshjen me Hungarinë, me një plus, që ishte mungesa e tifozëve. Janë më të egrit që ka Europa. Lojtari më i dobët dje ishte Hysaj. Si ia mori maksimumin Brojës?! Duke e aktivizuar me 10 minuta në fund?! Reja ka qenë i mirë, ka eksperiencë, por është 80-vjeçar tani. Kam informacione, që brenda ka një klan që nuk e do Brojën të luajë nga fillimi. Unë i kam të faktuara”, u shpreh Kaçaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy