Humbja e tretë radhazi për Laçin, Bylisi mposht kurbinasit me një supergol

Humbja e tretë radhazi për Laçin, Bylisi mposht kurbinasit me një supergol

Laçi vazhdon të zhgënjejë, teksa ditën e sotme është mposhtur minimalisht nga Bylis me rezultatin 0-1.

Ballshiotët u shfaqën më kërkues dhe më të qartë në fushën e lojës, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare.

Në minutën e 60-të, ishte kapiteni i Bylis, Aleksander Trumci, i cili me një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, arrin të shënojë një supergol.

Laçi tentoi të reagojë, por një gjuajtje e Mazrekajt u ndal nga portieri Teqja. Në krahun tjetër, ballshiotët kishin edhe raste të tjera për shënim, por portieri Dajsinani, nuk lejoi që topi të shkonte sërish në rrjetë.

Kjo është humbja e tretë radhazi për Laçin, që mban vendin e 8-të me 3 pikë, ndërsa Bylis renditet i dyti me 7 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy